Presidenti i Barcelonës jep shpresë për Lautaron, zbulon edhe të ardhmen e Mesit

Presidenti Jozef Maria Bartomeu zbulon se Barcelona ende po analizon një transferim të mundshëm nga Interi të Lautaro Martinezit.

Katalanasit kanë qenë të lidhur me sulmuesin argjentinas muajt e fundit, por dështuan të paguanin klauzolën në kohë dhe tani duket sikur 22-vjeçari do qëndrojë në “San Siro”.Por presidenti i Barçës ka pranuar se negociatat me Interin mund të fillojnë sërish në verë. “Merkatoja e verës do jetë vendimare.

Klubet e mëdha do limitohen për shkak të krizës ekonomike nga pandemia, por Barcelona është gjithmonë protagoniste në merkato”, tha Bartomeu për “TV3” në Spanjë. “Përsa i përket çështjes së Lautaros, negociatat janë të ngrira për momentin. Kemi folur me Interin disa javë më përpara, ndërsa tani jemi në fazën e analizimit”.

Bartomeu foli edhe për të ardhmen e Leo Mesit tek Barcelona. “Ne kemi folur me Mesin dhe do vazhdojmë të flasim. Ai është futbollisti më i mirë në histori. Nuk kam dyshime që ai do qëndrojë te Barcelona”, përfundoi presidenti i Barcelonës Bartomeu.

PANORAMASPORT.AL