Premier League, 6 pozitivë me Koronavirus në valën e parë të tamponeve

Gjashtë lojtarë ose anëtarë të stafeve të skuadrave të Premier League, në tre klube të ndryshme, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka komunikuar liga angleze, pas dy ditëve të testimeve të bëra në prag të nisjes së stërvitjeve: “Mes të dielës e të hënës 748 lojtarë e anëtarë të stafit janë testuar për Covid-19 – shkruhet në një komunikatë – Nga këto, gjashtë kanë rezultuar pozitivë, nga tre klube. Lojtarët ose pjesëtarët e stafit që rezultuan pozitivë do të izolohen për një periudhë prej 7 ditësh.

Premier League komunikon këto të dhëna për të garantuar integritetin e trasparencën e kompeticionit. Asnjë detaj specifik mbi klubet ose mbi subjektet në fjalë nuk do të komunikohet, për nevoja ligjore e operative”.

Në Angli, kampionati është pezulluar nga 13 marsi e në mbledhjet e fundit Liga kishte programuar 12 qershorin si data e mundshme për rifillimin. Të martën në 19 maj ka qenë dita e parë e rifillimit të stërvitjeve për klube të ndryshme, sipas rregullave për distanciamin të caktuara në protokollin kombëtar: seanca në grupe prej maksimumi 5 lojtarësh e me kohëzgjatje 75 minuta një.