Preket Graciano Tagani: I vogël jam bullizuar se isha pa baba, tani ndihem si fëmijë me përkëdheljet e tij
Balerini Graciano Tagani është shprehur se ka qënë i ‘tallur’ nga fëmijët e tjerë për mungesën e të atit.
Balerini Graciano Tagani ka treguar një histori nga fëmijëria e tij e trishtë. I ftuar në emisionin “N’fermë”, Gracioni është prekur teksa ka treguar lidhur me marrëdhënien me të atin.
Gjatë emisionit, ai është shprehur se ka qënë i ‘tallur’ nga fëmijët e tjerë për mungesën e të atit.
“Jam rritur pa baba, e ndjeja shumë mungesën e tij në familje. Jam bullizuar. Më thoshin mos rri me ne, ik në shtëpi se ti je pa baba,”-tregoi ai.
Por me kalimin e viteve, situata ka ndryshuar dhe marrëdhënia e tij me të atin është përmirësuar.
“I kam rregulluar marrëdhëniet me të, jemi shumë mirë, madje ndihem si fëmijë me përkëdheljet e tij,”-shtoi balerini.
(k.m/dosja.al)