PREKËSE/ Përshëndetja e fundit, publikohet videoja e Maradonës përpara se të nderronte jetë

E gjithë bota vazhdon të vajtojë dhe të kujtojë ikonën e futbollit Diego Armando Maradonën. “Djali i Artë” theu zemrat e miliarda njerëzve teksa u largua nga kjo jetë në moshën 60-vjeçare pas një infarkti. Përveç fotove dhe video të kohës legjendare kur shkëlqente në fushë, në rrjetet sociale janë përhapur dhe pamjet e fundit të idhullit Maradona.

Në një video të publikuar së fundmi, tregohet Maradona duke u largua nga banesa e tij teksa mbahet nga disa persona.

Nga pamjet shikohet se ylli i sportit nuk duket në gjendje optimale. Ai përshëndet familjarët dhe më pas largohet.

Për fat të keq, kjo ishte përshëndetja e fundit që ai dha në Tokë, përpara se shpirti i tij të fluturonte në Parajsë.