Prej vitesh kolegë në “Portokalli”, Xhemi zbulon vesin më të madh të Salsanos

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan disa detaje para nisjes së sezonit të ri të “Portokalli”.

Moderatorët e spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri, u vunë përballë një sfide, nga ku duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve për të kuptuar se kush e njihte më mirë tjetrin.

Kur Bieta i pyeti rreth vesit të Salsanos përpara se të dalë në skenë, përgjigjja e Xhemit ishte “ha briosh dhe byrek”, ndërkohë vetë Salsano tha me të qeshur se i ndodh që të harrojë të vishet për rolin pasaardhës.

Top Channel