“Prej një viti jetoj i mbyllur në shtëpi me bashkëshorten”- Adriano Celentano tregon a do e bëjë vaksinën anti-COVID

Këngëtari i famshëm, Adriano Celentano ka pranuar se nga frika e COVID-19 ka qëndruar i mbyllur në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij, Claudia Mori, për një vit.

82 vjeçari zbuloi lajmin gjatë një bisede telefonike me “Domenica In”, ku dha mendimin e tij edhe për vaksinën.

Ai tha se është i gatshëm të bëjë vaksinën anti-COVID.

“Unë dhe Claudia jemi mbyllur praktikisht prej gati një viti në shtëpi… Vaksina? Nuk e kam bërë kurrë por jam dakord ta bëj tani,”- u shpreh këngëtari.

Ndërkohë që pandemia ka prekur të gjitha vendet e botës, duke sjellë vdekje të shumta dhe krizë ekonimike, kanë dalë vaksinat e para anti-COVID që disa shtete kanë filluar që ti aplikojnë.

Ndërkohë njerëzit nuk janë të detyruar të vaksinohen, por vetëm vullnetarisht.

/Panoramaplus.al