Prej ditësh i intubuar/ Humb jetën mësuesi 39 vjeçar, baba i tre vajzave
Një tjetër person ka humbur jetën nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Gazjon Rusi nga Shkodra, i cili kishte ditë në gjendje të intubuar tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
39 vjeçari punonte si mësues matematike në Medresenë e Shkodrës, ndërsa ka lënë pas tre vajza. Disa ditë më parë, familja e tij kërkoi ndihmë financiare për ta dërguar atë për kurim në Turqi.
Deri më tani, janë shënuar 139 viktima nga koronavirusi në vend. Është vënë re një shtim i të infektuarve me koronavirus në javët e fundit.