“Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”- Olta Boka në prag të lindjes, dedikim të ëmbël bashkëshortit: Historia jonë përngjan…

Këngëtarja e njohur, Olta Boka, është në pritje të fëmijës së parë, e nuk e ka mbajtur sekret faktin se pret të sjellë në jetë një vajzë.

E ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, në festën e realizuar për vajzën në pritje, ku këngëtarja shihet e veshur me rozë dhe e rrethuar nga ngjyra rozë, nuk kanë munguar edhe dedikime për të vogëlon e saj e partnerin, Iv Rrokaj.

Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy te ngjyruar roze. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë se përjetshme”, shkruan Olta.

Në foton e postuar me partnerin, këngëtarja shkruan: “Ti je pikënisja e kapitullit me te bukur te jetës sime! Sidoqoftë e ardhmja, sot me lejo te te shtrëngoj dorën dhe së bashku t’i japim ngjyra aventurës qe kemi nisur… Kështu, do ta kemi me te lehte te themi qe historia jone i përngjan një fotografie, ne çastin e shkrepjes te se cilës, buzëqeshëm te lumtur për te mbetur te tille deri ne fund…