“Prej 5 vitesh nuk jam në një lidhje”- Charlize Theron s’ka gjetur ende partnerin e duhur dhe ka disa kushte për të

Charlize Theron ka folur hapur për jetën e saj private duke zbuluar se nuk është lidhur me askënd prej disa vitesh.

Aktorja e famshme rrëfeu në “The Drew Barrymore Show” se nuk është lidhur me askënd për 5 vite.

“Kam qenë në disa takime, por nuk jam lidhur me askënd prej 5 vitesh,”– tregoi ajo.

Theron ka qenë e lidhur me Stuart Townsend nga viti 2002 në 2010 dhe Sean Penn nga 2013 në 2015.

Megjithatë, ylli i Hollywood vuri në dukej se është gjithmonë e hapur për takime por duhet të jetë “dikush i veçantë”.

“Jeta ime është me të vërtetë e mirë, kështu që një mashkull duhet të jetë në gjendje ta bëjë akoma më të mirë sepse unë thjesht nuk do pranoj asgjë më pak,”– rrëfeu aktorja.

Pavarësisht se është beqare, Theron tha nxiton që të krijojë një lidhje, duke shtuar se është përmbushur duke qenë nënë për fëmijët e saj të adoptuar, Jackson, 8-vjeç dhe August, 5-vjeç.

“Unë nuk dëshiroj aq shumë,”– tha ajo. “Unë mund ta them me sinqeritet këtë, në jetën time: Nuk ndihem e vetmuar.”

Sipas Theron, të bërit nënë i ka ndryshuar përparësitë e saj.

/Panoramaplus.al