Prej 14 vitesh bashkë, bashkëshortja e Vis Pupës bën rrëfimin e ndjerë: E donim shumë një fëmijë, por nuk erdhi. Planet tona janë…
Pas daljes nga Big Brother, vëmendje nuk mori vetëm aktori i njohur Vis Pupa, por edhe partnerja e tij.
Në një intervistë dhënë së fundmi me Mira Kazhanin Belina tregoi se ajo dhe Visi kanë menduar për një fëmijë, por për momentin nuk ka ardhur dhe e mirëpresin kurdo që të vijë.
Mira Kazhani: Unë dua të ta bëj një pyetje. Është pak pyetje edhe e shoqërisë tonë. Edhe shpresoj që të mos e teproj. Po 14 vite shumë të dashuruar, dukeni kaq të lidhur, një fëmijë a ka qenë në planet tuaja?
Belina Pupa: Po, patjetër. Ka qenë një periudhë kohe… Faktikisht fëmija u bë plan kur erdhëm këtu në Shqipëri. Jo se nuk e kishim…
Mira Kazhani: Po se pyesin këtu të gjithë
Belina Pupa: Na e futën në mend njerëzit më shumë. “Ah sa të mirë jeni. Po bëheni një fëmijë. Bëjeni aman”. Këtej në telefon nëna: “Po si ka mundësi? Çfarë keni? Pse s’e bëni një fëmijë?” Të gjithë me radhë. Ishte e vetmja gjë që na shihnin në çift, që mungonte. Nuk ishim plotësuar. Edhe është e vërtetë. Fëmija është bekim. Lum ai që i ka. Po neve nuk na erdhi. Ne jemi shumë të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë problem, me çfarë na thonë doktorët, thjesht s’ka ndodh.
Mund të vijë nesër. Mund të vijë pasnesër. Po unë besoj tek një linjë e jetës time që rrugën time e bëj unë. Është vetëm e imja. Ti ke rrugën tënde. Një nënë tjetër ndoshta bëhet nënë 15 vjeçe. Një nënë bëhet 40 vjeçe. Nuk duhet t`i fusim të gjithë në një filtër. Tani martohesh.
Nesër duhet të bësh një fëmijë. Pasnesër do bësh një gocë e të tjera me radhë. Besoj se jam këtu për të bërë rrugëtimin tim. Fëmija është bekim, thonë. Uroj ata që i kanë. Uroj që nëse ne do kemi, arsyeja e vetme që dua të kem një fëmijë është të di çfarë mundem të krijoj unë me Visin. Dua të di çfarë krijimi mund të bëjmë ne.