Prej 10 ditësh i infektuar me Covid-19, rëndohet gjendja e Koço Devoles, futet në intubim

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, prej 10 ditësh rezulton i prekur nga Covid-19, ndërkohë që së fundmi mësohet se gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes komediani është futur në intubim.

Mësohet se shëndeti i 77-vjeçarit eshtë shumë i rënduar pasi ai vuan edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, të cilat ja bëjnë më të vështirë “luftën” me koronavirusin.

Koço Devole është një nga figurat më të njohura të humorit dhe ekranit shqiptar, jo vetëm si aktor i shkëlqyer, por edhe si karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të pëlqyerat nga publiku, ndërkohë që njihet edhe për punën e tij në spektakle si “Portokalli” apo emisione si “Fiks Fare”.

I urojmë artistit shërim të shpejtë!

/News31

Burimi: Newsb