Prej 1 muaji bashkë, aktori i njohur turk flet për lidhjen me “Ejlylin“

Aktorja turke Biran Damla Yilmaz tashmë është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.

Së fundmi mediat turke zbuluan se aktorja 23-vjeçare është në një lidhje me aktorin Ilker Kaleli. Sipas burimeve dyshja janë të lidhur prej 1 muaji dhe janë shumë të dashuruar.

Për lidhjen e tyre ka folur për herë të parë vetë Ilker Kaleli. Ai u ndalua nga gazetarët teksa po merrte motorrin e tij.

I pyetur për thashethemet e lidhjes me Biran Damla, aktori u përgjigj: “Ne kemi një shoqëri shumë të mirë që ka zgjatur prej 1 muaji”.

Më pas gazetarët e pyetën: “Le të themi ju shkoftë mbarë?”. Aktori qeshi dhe u përgjigj: “Kjo është gjë private, nuk dua të flas shumë”, duke konfirmuar kështu se ata vërtet janë në një lidhje, por preferojnë që për momentin mos ta bëjnë publike.

revistawho.com