Prapaskenat e videoklipeve të Miriamit dhe Albanit nuk janë dhe aq romantike!

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj prej vitesh tashmë janë ndër çiftet më të dashur të publikut dhe këngët e tyre priten me padurim, ashtu si edhe projekti i fundit për të cilin ata po punojnë. Për këtë projekt me titull “Dalëngadalë”, Miriami dhe Albani kanë udhëtuar drejt Barcelonës dhe pak nga prapaskenat na i kanë treguar sot. Albani ka postuar një video ku shfaqet duke trembur Miriamin disa herë teksa xhirojnë videoklipin duke shkaktuar kështu të qeshura.

“Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike, shkruan ai.