Prapaskena e filmit të ri “Bad Boys for life”

“Bad Boys For Life” është një ndër filmat që fansat e Will Smith dhe Martin Lawrence mezi po e presin. Aktori është munduar që t’i azhurnojë ata me foto dhe skena nga xhirimet. Smith postoi një video në “Instagram”, ku tregohen momente nga prapaskenat e filmit, ndërsa aktorët provojnë batutat rreth një tavoline, por për mos të nxjerrë asnjë detaj, mendoi që skenari të ishte i mbuluar. Por, Smith ishte treguar aq i kujdesshëm, saqë kishte fshehur edhe fytyrat e aktorëve, si dhe një pjesë të fjalëve të dialogëve./Lapsi.al