Pranvera këtë vit ishte e gjitha pastel, vajzat e ekranit sollën tonet më të ëmbla
Nga njëri trend në tjetrin, të njohurit shqiptarë kanë guxuar jo pak herë me ngjyrat, modelet dhe stilin e tyre të të veshurit. Këtë sezon ngjyrat pastel u rikthyen sërish në vëmendjen e gjithë atyre që adhurojnë modën dhe ndjekin me kërshëri çdo të re nga bota e saj.
Agnesa Vuthaj zgjodhi një xhaketë në ngjyrat blu të lehtë, jeshile dhe rozë.
Rudina Dembacaj ka zgjedhur të veshë një pallto në ngjyrë bojëqielli të lehtë, kombinuar me xhinse dhe atlete.
Rudina Magjistari kombinoi ditën e djeshme një fustan në nuancat e blusë dhe jeshiles së lehtë duke përqafuar kështu ngjyrat pastel.
Ilva Tare po ashtu ka veshur një bluzë në tonalitetet e blusë së lehtë në orët e punës në televizion.
Bieta Sulo ka veçuar një fustan në nuancat e jeshiles, duke treguar se edhe ajo e ka preferuar këtë trend.
Alketa Vejsiu ka zgjedhur pallton ngjyrë bojëqielli të lehtë kombinuar me këmishën e bardhë dhe një buzëqeshje në fytyrë.
Jerina Lalaj ka kombinuar një fustan në ngjyrë të bardhë me një pallto ngjyrë blu e lehtë, duke i marrë shumë kredite elegancës së përhershme.
Nga njëri tonalitet në tjetrin, megjithatë sërish në të njëjtat ujra, vajzat e njohura të ekranit duket se e kanë preferuar të gjitha ngjyrat pastel me të cilat nuk gabohet kurrë, pasi je gjithmonë e ëmbël. Pavarësisht se moda ndryshon çdo sezon këto janë tonalitet që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në garderobën tuaj, pasi të tregojnë përherë bukur dhe pranverore./revistawho.com