Pranoi publikisht se është biseksual, Arjan Konomi në mbrojtje të konkurrentit të “Përputhen”: Burrë nuk të bën mënyra se si bën seks, por…
Rrëfimi i Graciano Merkos në “Përputhen” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Këtë të enjte, ai pranoi publikisht se është biseksual, rrëfim i cili u shoqërua me shumë komente si në studio, ashtu edhe jashtë nga publiku.
Ditën e djeshme, gjatë diskutimit për orientimin seksual, ndërhyri edhe opinionisti Arjan Konomi.
“Burrë nuk të bën mënyra se si bën seks, por mënyra se si sillesh në jetë dhe përballesh me situatat”,- tha Arjani.
Megjithatë, Graciano pranoi se ndihej shumë mirë me veten e tij pavarësisht paragjykimeve nga shoqëria.
Ishin dy vajzat, Tea Trifoni dhe Ana Lleshi, ato që shprehën dëshirën për të dalë në takim me Gracianon, dëshirë e cila e mbajti atë sërish pjesë të emisionit.