Pra, reperi është i dashuri i ri i Adele?
Adele i dha fund marrëdhënies me ish-bashkëshortin Simon Konecki pas 5 vitesh lidhje dhe 3 vitesh martesë, por nëse jeni të shqetësuar për jetën e saj romantike, qetësohuni! Këngëtares duket se po i ecin gjërat për mrekulli në raport me meshkujt.
Sado private të përpiqet ta mbajë ajo, Instagram-i nuk lë asgjë të shpëtojë. Në një foto të saj (në shtëpi), publikuar së fundmi, qartazi bie në sy komenti i reperit britanik, Skepta (me të cilin ajo u përfol të kishte një romancë kohë më parë).
“Më në fund kam password-in tënd të Instagram-it!” – shkruan ai, koment që i shtyu ndjekësit të besojnë se fotoja është shkrepur nga vetë ai.
Edhe pse kjo nuk konfirmon plotësisht lidhjen e re të këngëtares, kjo e fundit iu përgjigj kometit me disa emoji dhe një zemër. Nëse ky s’është flirtim i hapur, nuk e dimë ç’është!
Zërat se ka diçka mes Adele dhe Skepta nisën që në tetor të vitit të shkuar, kur burime për The Sun folën për marrëdhënien e veçantë mes të dyve.
Burimi: Cosmopolitan