Pra, Renato nuk do na i prezantojë kurrë të dashurën
Kur bëhet fjalë për jetën private, Renato Mekolli është kujdesur të jetë përherë shumë i kujdesshëm. Edhe pak orë më parë, shefi i kuzhinës ka lënë të kuptohet se ndodhet në shoqërinë e të dashurës, por pa e zbuluar identitetin e saj.
Madje në komente ai ka treguar se nuk do ta zbulojë kurrë atë, pasi gjërat e bukura dëshiron t’i mbajë për vete.
“Kur duhet t’ia shohim fytyrën partneres?”, ishte pyetja, të cilës Renato ju përgjigj me këto fjalë: “Asnjëherë. Gjërat e bukura mbahen për veten tonë”.
Më tej, i kondicionuar nga mediat, Mekolli ka pohuar se ato zbulojnë detaje vetëm kur personazhet e njohur duan, por si një person i cili gëzon shenjën e akrepit në horoskop, ai vetë është i sigurt se di mirë t’i fshehë gjërat./revistawho.com