Pra, ky është i dashuri i ri i Camila Cabello!

Thashethemet janë të vërteta! Pas disa javë spekulimesh, Camila Cabello është zyrtarisht në një lidhje të re! I dashuri i këngëtares është Austin Kevitch, dhe dyshja janë fotografuar teksa merrnin bashkë kafe në Los Angeles të kapur prej duarsh.

Ndonëse asnjëri prej të dyve s’e ka konfirmuar lidhjen, këngëtarja dhe CEO i aplikacionit Lox Club kanë shkëmbyer puthje pa u përpjekur fare të fshihen nga bota.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Austin Kevitch (@austinkevitch)

Kjo, është romanca e parë e Camila-s pas ndarjes së bujshme me Shaën Mendes në nëntor të 2021-shit. Që pas asaj periudhe, Cabello tha se s’është e fokusuar tek marrëdhëniet, por do të ishte e hapur nëse diçka e re dhe e bukur ndodhte.

Dhe ja…Ndodhi më shpejt nga ç’mund ta kishte parashikuar.

Burimi: Cosmopolitan
Anabelmagazine