Pozoi me balerinë të LGBT, lumë kritikash për Macron
Vendimi i Presidentit Emmanuel Macron për të organizuar një mbrëmje “electro dance” në Elysee, e për të pozuar më pas krahë bashkëshortes së tij Brigette së bashku me një trupë baleti të komunitetit LGBT, ka shkaktuar lumë kritikash ndaj liderit francez. Shumë figura të opozitës kanë reaguar në rrjetet sociale, duke e akuzuar Macron se ka degraduar statusin presidencial. “Ndihmë”, shkruan në Twitter liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, teksa ka postuar një video që tregon trupën e balerinëve duke kërcyer në oborrin e pallatit Elysee, një vend i rezervuar zakonisht për të mirëpritur krerët e shteteve të huaja, sipas Top Channel.Ndërkohë ka qenë edhe bluza e DJ me sloganin “Bij të emigrantëve, me ngjyrë dhe të ndryshëm,” ajo që ka “acaruar” më tej Le Pen, partia e së cilës është kundër emigrantëve.Julie Aubert, deputet i Partisë Republikane, ka reaguar gjithashtu në Twitter duke shkruar: “Të gjithë ata që shohin te Macron një Sharl de Gol të ri”.Foto, e cila u bë menjëherë virale, u realizua dhe u postua në rrjetet sociale nga shefja e stafit të Brigitte.