#PowerCouple: Gjejeni pak se kë ndjekin në Instagram Beyoncé dhe Jay Z

Dy vite pasi kishte çaktivizuar llogarinë e tij në Instagram, Jay Z rikthehet për të promovuar filmin “The Book of Clarence”, i cili do të publikohet më 12 janar 2024. Kjo i shtyu njerëzit të shihnin të vetmin person që ai ka follow dhe sigurisht, është bashkëshortja e tij, Beyoncé.

Nga ana tjetër, edhe ajo ia ktheu respektin, sepse Jay Z është i vetmi person që Bey ndjek në Instagram.

Veprimi i tyre konsiderohet si shumë seksi, për disa arsye:

Sipas mendimeve në rrjete të ndryshme sociale, tregon se nuk u intereson fare se ç’ndodh në Instagram, përpos postimeve të njëri-tjetrit.

Kjo e fuqizon çiftin sepse tregon se ata të dy s’kanë sy për askënd tjetër dhe e vendosin veten në një ‘stad të paprekshëm’ në rrjetet sociale. Të gjithë e ndjekin çiftin, por çifti ndjek njëri-tjetrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @jayz

Tani, përpos listës së njerëzve që ndjek Jay Z, le të flasim pak për filmin. “The Book of Clarence” flet për fatin dhe të papriturat që sjell jeta. Një burrë, i frymëzuar nga Messiah ndërmerr një udhëtim, për të zbuluar më shumë mbi misionin e tij dhe fatin e shkruar. Me një kast fantastik si: Benedict Cumberbatch, James McAvoy and LaKeith Stanfield, filmi pritet të jetë shumë i suksesshëm.

Jay Z është një ndër prodhuesit e filmit.

Anabelmagazine