Postoi foton që preku shumë persona, Jonida Maliqi e fshin dhe kërkon ndjesë. Ja çfarë ishte

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi ndodhet në Marrakesh, Marok ditët e fundit nga ku ka postuar disa foto me mrekullitë e atij vendi. Por ajo që ra në sy e bëri të kërkojë ndjesë këngëtarja ishte foto e saj me dy majmunë të lidhur me zinxhirë. Ky imazh preku ndjeshmërinë e adhuruesve të kafshëve dhe mori shumë kritika prej tyre.

Pas akuzave, Jonida e ka fshirë foton e mëparshme dhe ka postuar një të re nga Marrakeshi, shoqëruar me një mesazh ku ka kërkuar falje.

Jon-2

“Kanë ardhur në adresën time shumë akuza për mungesën e ndjeshmërisë ndaj kafshëve. S’më duket normal sensi ekstrem i gjykimit, por mirëkuptoj ndjeshmërinë tuaj ndaj fenomenit që më ka bërë të reflektoj. Kërkoj ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt. Ishte një kalim i thjeshtë pranë një majmuni, kafshë që e kam dashur që fëmijë! Nuk mendova gjatë, dalja në foto ishte spontane dhe s’kishte për qëllim evidentimin e zinxhirëve që nuk i kisha vënë re. Mendoj si ju! Është e gabuar që kafshët të lidhen me zinxhirë. Mendoj që edhe moda dhe pasioni për fotografinë duhet të kapërcejnë tundimin për të dalë në foto me një kafshë që abuzohet. Por s’do të ishte në fuqinë time ta ndryshoja fatin e asaj kafshe. Ajo që mund të bëj për t’ju respektuar juve dhe për të thënë timen mbi fenomenin është të fshij foton.

Sikurse njerëzit, edhe kafshët duhet të jetojnë lirinë si dhuratën më të madh
Faleminderit për mirëkuptimin!