Postoi foto pranë arkivolit të babait, komentuesit “gozhdojnë” me kritika modelen 20-vjeçare

Një modele 20-vjeçare është “gozhduar” nga kritikat dhe komentet e ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Kjo pasi ajo postoi në rrjete sociale foto teksa pozonte pranë arkivolit të të atit që kishte ndërruar jetë.

Jayne Rivera kishte veshur një fustan të zi ndërsa qëndronte pranë arkivolit të babait. “Rip Papi ti ishe miku im më i mirë.”, shkroi ajo.

Por kjo duket se ka sjellë një valë reagimesh nga ndjekësit e saj duke thënë se sa e pandjeshme është ajo që poston foto të tilla.

“A ia vlen vërtet të kesh fëmijë?”, shkruan një komentues.

Ajo tha për NBC Neës se “e kuptoi pritjen negative”, por shtoi se fotot janë bërë “me qëllimet më të mira në një mënyrë që babai im do ta kishte miratuar nëse do të ishte ende gjallë”.