Postimi enigmatik i Hamilton, kujton vitin 2009: “Po punoj për kryeveprën time, vendos unë kur mbaron”

Lewis Hamilton lëshon mesazhe enigmatike në Instagram, duke iu përgjigjur zërave që janë përhapur ditët e fundit në lidhje me tërheqjen e tij nga garat e Formula 1 në fund të sezonit, duke pasur parasysh vështirësitë e Mercedesit. Shtatë herë kampioni i botës në F1 ka dashur të heshtë këto hipoteza me një postim të fortë, si një paralajmërim edhe për Verstappen: “Në punë për kryeveprën time, jam unë ai që vendos kur do të përfundojë”. Anglezi ka synimin e qartë të luftojë sërish, në radhë të parë për të mundur shokun e tij të skuderisë George Russell.

Hamilton është në vështirësi të dukshme pas këtyre katër garave të para të Kampionatit Botëror dhe Toto Wolff në fund të Imola GP kërkoi falje përmes radios për “makinën e pa drejtueshme”. Anglezi, megjithatë, mbetet optimist: “Disa njerëz më shikojnë dhe thonë se nuk kam drejtuar kurrë një makinë të keqe. Por mund t’ju siguroj se e kam bërë. Makina e McLaren e vitit 2009 është deri tani makina më e keqe që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”. Për “Mbretin e Zi” ekziston një dëshirë e madhe për t’u rikthyer në majën e klasifikimit, aty ku është mësuar të qendrojë shumë shpesh në dekadën e fundit: “W13 është një makinë që ka shumë potencial, ashtu si McLaren në 2009. Atë vit ne e përmirësuam makinën dhe mundëm të ktheheshim në krye. Unë kam besim se skuadra ime do të jetë në gjendje ta bëjë përsëri edhe këtë herë”.