Postimi dhe urimi i Shakira-s për festa, është i mbushur me emocione dhe shpresë

Shakira e festoi Vitin e Ri vetëm, pas ndarjes nga futbollisti Gerard Piqué dhe nuk hezitoi të ndajë me fansat një mesazh emocional dhe shpresëdhënës.

Ajo postoi një shkrim në Instagram, ku thoshte se edhe ata që janë tradhtuar, duhet të vazhdojnë të kenë besim. “Edhe pse plagët tona janë ende të hapura në këtë vit të ri, sërish koha ka duart e një kirurgu”, nisi ajo mesazhin.

“Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve.

Kur përballeni me përbuzje, vijoni ta dini vlerën tuaj.

Sepse ka shumë njerëz të mirë dhe të pahijshëm.

Më shumë njerëz empatikë sesa indiferentë.

Ata që largohen janë më të paktë se ata që na qëndrojnë prapë”, vijoi këngëtarja”, vijoi ajo.

“Lotët tanë nuk (derdhen) kot. Ata ujisin tokën nga ku do të burojë e ardhmja jonë dhe (kjo) do të na bëjë edhe më njerëzorë, në mënyrë që edhe kur të kemi dhimbje zemre, të vazhdojmë të duam”, shkruhej në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Shakira dhe Gerard u ndanë pas një tradhtie nga ana e futbollistit. Menjëherë lajmi mori vëmendjen e mediave dhe të gjithë flisnin për të. Ish-partnerët u përballën edhe në një “luftë” virtuale e më pas gjyqësore, për kujdestarinë e fëmijëve.

Anabelmagazine