Postimet me bebe, ja sekreti i Ledrit dhe Mozzik

Misteri i postimeve të Mozzik me gjëra për bebe ka marrë fund.

Ai publikoi në Instagram disa foto që kishin një emërues të përbashkët: një bebe. Kështu reperi ndau foton e pamperave, atleteve, biberoni, rrobave, karrocë dhe një bebe që ia ka mbuluar fytyrën.

Dhe sikursen aluduam bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor. Dhe nuk është vetëm por me Ledrin. Lajmin e kanë ndarë vetë dy artistët në mediat sociale, ku kanë publikuar cover-in e videoklipin teksa shkruajnë: “G po na dojne edhe pse kem fmi”.

Si duket kjo është arsyeja pse Mozzik postoi gjëra fëmijësh. Në cover Ledri shfaqet duke mbajtur një bebe (kukull) në krah kurse Mozzik me një karrocë me bebe (kukull).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Kujtojmë se të dy djemtë janë baballarë të dy vajzave: Ledri i Poem Blu, dhe Mozzik i Hanës. Pavarësisht kësaj ata janë ende dy nga meshkujt më të dashur të shoëbizit shqiptar. Por, ndryshe nga Mozzik që është single, Ledri është i zënë dhe i padisponueshëm.