“Poshtë diktatura”/ Të rinjtë nuk i binden urdhrit të drejtorit të Policisë së Tiranës, ulen këmbëkryq në mes të rrugës “Myslym Shyri” – FOTO

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi pas shpërndarjes së protestuesve në sheshin para Ministrisë së Brendshme, kërkoi edhe largimin e disa të rinjve që ndodheshin në rrugën “Myslym Shyri”.

Por të rinjtë kanë kundërshtuar këtë urdhër të drejtorit të Policisë, duke u ulur këmbëkryq në mes të rrugës.

Nën thirrjet “Poshtë diktatura”, të rinjtë kanë zmbrapsur edhe disa efektivë që ishin aty për të negociuar me të rinjtë.

Policët i kanë lajmëruar ata se kundërshtimi i urdhrit të policisë çonte edhe në dënimin me burg,. Por kjo si duket nuk i ka bërë përshtypje këtij grupi të rinjsh.