Portieri i PSG-së në gjendje të rëndë, mesazhi rrëqethës i gruas së tij: Nuk di të jetoj pa ty
Portieri i PSG-së Sergio Rico është që nga dita e diel i shtruar në gjendje të rëndë në spital pas një incidenti në banesën e tij në Huelva. Spanjolli është rrëzuar nga kali dhe më pas është shkelur duke pësuar trauma të rëndë në kokë.
Bashkëshortja e futbollistit, Alba Silva, ka bërë një postim rrëqethës në rrjete sociale duke postuar një foto bardh e zi nga dita e tyre e martesës.
“Mos më lër vetëm dashuria ime, pasi të betohem që nuk mundem, nuk di të jetoj pa ty. Po të presim jeta ime, të duam shumë”, shkruan ajo.