Portalet shpallën fituese Anxhela Peristerin, reagon drejtori i Festivalit të RTSH-së
Prej tre ditësh në portale ka qarkulluar lajmi se fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH është përzgjedhur nga juria dhe ajo është Anxhela Peristeri. Sipas këtyre lajmeve, juria e festivalit i ka dhënë pikët maksimale këngës së Anxhelës me titull “Karma”. Mirëpo ky lajm rezulton të jetë i pavërtetë dhe me logjikë fituesi nuk mund të shpallet para festivalit, i cili do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.
Në një prononcim për “Abcnews.al”, drejtori i Festivalit të RTSH-së Martin Leka i ka hedhur poshtë thashethemet e fundit duke u shprehur se përzgjedhja e fituesit që tani është e pamundur.
“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor”, u shpreh Leka duke i bërë thirrje portaleve të tregohen transparentë.