Portalet me të vetën, Tuna me të vetën: Pushime, dy djem dhe Patrisi në video

“Tuna dhe Patrisi janë ndarë”, “Tuna dhe Patrisi nuk jetojnë më bashkë”, “Tuna heq Patrisin nga Instagrami”, e sa shumë tituj të ngjashëm kemi parë kohët e fundit për një nga çiftet më të komentuar të showbizit.

Por si qëndron e vërteta? Si Tuna, edhe Patrisi preferojnë t’i lënë portalet të flasin, derisa vendosin të tregojnë me fakte si qëndron puna. Dhe ja sot, Tuna ka folur e fundit me një video ku filmon Patrisin gjatë pushimeve të tyre dhe tregon se po ja kalojnë për mrekulli.

Madje këngëtarja ka nisur ta ndjekë sërish Patrisin nga llogaritë në Instagram të fëmijëve. Mos janë këto shenja që çifti janë pajtuar? Ose ku i dihet, ndoshta nuk ishin ndarë kurrë.