Porositi vrasjen e Ardian Nikulajt, e dashura tradhtoi Edmond Haxhinë
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi më 19 prill në lokalin e viktimës.
Duke iu referuar burimeve, gazetari Igli Çelmeta raporton se ka qenë pikërisht e dashura e porositësit, Edmond Haxhia, ajo e që ka tradhtuar.
Mësohet se gruaja në fjalë ka treguar në polici mbi takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasëseve dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Po ashtu disa kamera sigurie kanë filmuar Edmondin, që thuhet se është organizatori dhe financuesi i këtij krimi, është takuar me grupin e vrasësve.