Porositi online fustanin e nusërisë, mbeti e shokuar nga ç’i erdhi në shtëpi
Një grua e cila zgjodhi që të blinte online fustanin e saj të nusërisë, ka mbetur e zhgënjyer nga porosia që i ka mbërritur në shtëpi. Nusja kishte parë në internet një fustan të bardhë që i kishte pëlqyer nga shkëlqimi dhe prerja, e si pasojë e kishte porositur.
Por kur porosia i mbërriti në shtëpi, ajo mbeti totalisht e zhgënjyer, pasi fustani ishte ndryshe nga ai që kishte parë në foto.
Ndërkohë një shoqe e nuses nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi që këtë fustan ta publikonte në rrjetin social “Facebook”. Ajo kishte bashkuar në një foto fustanin që nusja kishte porositur dhe atë që i erdhi në shtëpi.
Shoqja shkruan krahas fotos se ka marrë leje nga nusja që ta publikonte foton, ndërkohë komentuesit janë shprehur se pse ajo ka zgjedhur të blejë online një fustan kaq të rëndësishëm.
“Duhet të vihesh në dyshim nëse do të blesh online qoftë një fustan për përditë jo më fustanin e nusërisë”, shkruan një komentues.
“Kështu të gjen kur kërkon të kursesh para në fustanin e nusërisë”, shkruan një komentues tjetër.
Por nga ana tjetër ka patur edhe komentues që janë munduar që t’i vijnë në ndihmë nuses, duke i treguar mënyra të ndryshme se si të rregullonte këtë fustan të nusërisë./Panorama Plus