
Porosia që Enca Haxhia u jep vajzave të reja
Këngëtarja Enca Haxhia, sapo ka publikuar këngën e re me këngëtarin e muzikës Tallava, Muharrem Ahmetin. “Mushëm plot, merrëm me të mira, ose lejëm e hajt”, është një pjesë e tekstit të Encës në këngën “Hajde”. Ndërsa në intervistën e fundit për Prive, ajo ka sqaruar edhe kuptimin e këtij vargu, që tingëllon edhe shumë materialist. “Nëse s’të merr me të mira moj vajzë, leje dhe shko se nuk të meriton. Kjo shprehje aplikohet edhe në jetën e përditshme”.