Poni në zi: “Për çfarë të qajë motra jote për ty”

E re në moshë, me një pamje të ngjashme me Ponin, një e afërme e këngëtares së njohur ka ndrruar jetë.

Mesa duket mjaft e afërt, sepse ajo i thërret motër dhe duket e shkatërruar nga dhimbja. Artistja e dha lajmin me një status krah fotos së saj duke shprehur dhimbjen me pak fjalë.

“Kush do më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe, e të më thotë se ti je me ne E bukura ime ti! Për çfarë të qaj motra jote për ty, për rininë tënde apo tre yjet që ke lënë mbrapa. O zot i madh ma bëj engjëll këtë lule të bukur, që na copëtoi zemrën! Mos ki merak e shtrenjta ime për Elën, Nadën dhe Martinin do t`u gjendemi gjithmonë pranë sa të mundim. Kur të vij në Itali, unë do pres të hysh si flutur, e të ulesh në supin tim e të këndosh bashkë me mua, o e bukura ime”,-shkruan këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Poni Official (@poniii_official)

Shkaku i vdekjes është ende i panjohur./revistawho.com