Poni dëshmitare e dasmës mbretërore, fotoja që tërhoqi vëmendjen

Poni-2
Dasma mbretërore ishte një prej ngjarjeve më të përfoluara të ditëve të fundit dhe momenti i kurorëzimit me martesë të Meghan Marke dhe princ Harryt preku zemrat e çdokujt.Mirëpo, askush nuk e dinte se gjatë dasmës më të rëndësishme dhe më të ndjekur në botë, ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare Poni.Ditën e djeshme ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa pamje ku ka treguar se po qëndron në Londër, sipas Xing.al. Mirëpo, Poni i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj kur ka pozuar pranë Pallatit Mbretëror, ku mijëra njerëz u mblodhën për të parë ceremoninë madhështore të Meghan dhe princ Harry-t.Ajo shfaqej në mes të njerëzve duke pozuar përpara kamerës dhe ka vendosur të mos shkruajë asgjë në përshkrimin e fotos që tërhoqi menjëherë vëmendjen të gjithëve.