Policia nuk e fal Donald Tusk, i heq patentën për 3 muaj dhe e gjobit për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Poloni ka pezulluar përkohësisht patentën e ish-zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian Donald Tusk pasi u kap duke i dhënë makinës përtej normave të lejuara të shpejtësisë.

64-vjeçari, sot kreu i partisë kryesore opozitare në Poloni, tha të shtunën në Facebook se gjoba “ishte e drejtë” dhe e pranonte “pa e diskutuar”.

Tusk do t’i pezullohet patenta për tre muaj dhe do hiqen edhe 10 pikë, nga 24 që lejohet në total, si dhe gjobë për tejkalim shpejtësie.

Autoritetet thanë se Tusk po i jepte makinës me 100 km/h, ndërkohë që limit ishte 50 km/h.