Policia në Londër zbulon identitetin e autorit të sulmit makabër me shpatë

Autoritetet në Britani kanë zbuluar identitetin e autorit të një sulmi makabër me shpatë në Londër, që i mori jetën një 14-vjeçari dhe la disa të tjerë të plagosur.

Ai është Marcus Aurelio Arduini Monzo, 36-vjeç, i akuzuar tashmë për vrasjen e 14-vjeçarit Daniel Anjorin pas sulmit me shpatë në lindje të Londrës të martën (30 prill), tha Policia Metropolitane.

Ai pritet të dalë nesër në gjykatë.

Jasëant Narëal, ryeprokuror për CPS London North, tha: “Prokuroria ka autorizuar Policinë Metropolitane të akuzojë Marcus Arduini Monzo për vrasjen e 14-vjeçarit Daniel Anjorin, i cili u godit me thikë për vdekje në Hainault të martën më 30 prill”.

“Katër persona të tjerë, duke përfshirë dy oficerë policie, u plagosën rëndë dhe Monzo është akuzuar gjithashtu për dy akuza për tentativë vrasje, dy akuza për lëndim të rëndë trupor, vjedhje të rëndë dhe posedim të armës së ftohtë”.

Motivet e sulmit të rëndë mbeten ende të paqarta.

voxnews.al