Policia e Kosovës ndalon shpërndarjen e albumit të Mozzik, reperi dhe Getinjo fajësojnë gazetarët: Media mashtruese që nxisni panik, do gjejmë mënyrë tjetër

Policia e Kosovës ka vendosur të anulojë këtë organizim duke arsyetuar se po rrezikohet jeta e qytetarëve. Ka qenë vetë reperi ai që ka bërë me dije lajmin në Instastory, duke fajësuar mediat teksa shprehet se do gjejë një mënyrë tjetër që të shpërndajë CD.

Ditë më parë reperi Mozzik lajmëroi se do të shpërndajë 30 mijë CD në 7 qytete të Kosovës falas, për shkak të krizës që ka shkaktuar Covid-19.

Autori i hitit “Madonna” kërkoi nga fansat të kenë maskat dhe dorëza për shkak të Covid-19, në mënyrë që të shpërndante CD-të i qetë.

Reperi e nisi turin e tij ditën e sotme mirëpo duket se nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Grumbullimi i shumë të rinjve ka alarmuar disa media në Kosovë, që kanë shkruar se reperi po bën bashkë njerëz të shumtë në shesh dhe kjo është kundër rregullave të pandemisë.

Policia e Kosovës ka vendosur të anulojë këtë organizim duke arsyetuar se po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Ka qenë vetë reperi ai që ka bërë me dije lajmin në Instastory, duke fajësuar mediat teksa shprehet se do gjejë një mënyrë tjetër që të shpërndajë CD.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe i vëllai, Getinjo i cili i acaruar me mediat është shprehur se ata nxisin panik dhe se mashtrojne.

“Për shkaqe të mediave mashtruese që nxitin panik, policia dha urdhër që ta ndërprejnë këtë iniciativë dhe më falni por më duhet ta anullojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e rradhës duke respektuar vendimin dhe urdhërin e policisë. Gjithçka ishte në rregull, njerëzit ishin me maska dhe pa skandale dhe sherre! Do mundohemi ta gjejmë mënyrën tjetër për shpërndarjen e albumit! Ju dua të gjithëve dhe ju media faleminderit, ja arritët.’– shkruan Getinjo ne instastory.

Mozzik i ka bërë thirrje njerëzve që ti bëjnë report mediave që kanë bërë lajme kundër tij. Ai i ka postuar të gjitha mediat kosovare me emër në story.

Ndërkohë që policia e Kosoves ka dhënë urdhër për ndalimin e shpërndarjes së albumit të Mozzik pasi vihet në rrezik jeta e njerëzve për shkak të koronavirusit, duhet thënë se e kundërta po ndodh në Shqipëri.

Tayna dhe Getoar Selimi po vazhdojnë të mbajnë koncertet e tyre në bregdet, pa i cënuar asnjë forcë e shtetit, pavarësisht se turmat e njerëzve janë të mëdha dhe pa asnjë distancim nga njëri-tjetri.

(A.B)/Dosja.al