Policia “blindon” me gardh metalik Infektivin, ndodhen të shtruar babë e bir me koronavirus
Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, vijojnë të qëndrojnë te Shërbimi Infektiv në QSUT, ndërsa policia ka marrë masa për mos përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Uniformat blu kanë “blinduar” Infektivin, ku qëndrojnë dy të prekurit me koronavirus, me gardh metalik dhe me shirit të kuq.
Një masë e tillë është marrë edhe për të parandaluar hyrjen e qytetarëve apo familjarëve të të prekurve tek Infektivi, që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.
Kujtojmë që paraditen e sotme atje ishin edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me kryepolicin Ardi Veliu, të cilën thanë se po merren masa.