Policia aksion në Bllok/Gjendet Kokainë në lokalin ku këndonte ish-banorja e “Big Brother”, Juna Vata
Gjatë natës së të dielës është ushtruar kontroll në lokalet e natës në zonën e frekuentuar të ish-Bllokut, kontroll në sajë të të cilit është gjetur një sasi kokaine. Policia deklaroi se ka arrestuar administratorin e “De Charme”, 37-vjeçarin Orial Peçi, shkruan “Opinion.al”. Ai akuzohet për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, thuhet në njoftimin e policisë. Po kështu dy persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.” Lokali njihej për performancat live të ish-lojtares së “Big Brother”, Juna Vata, e cila prej vitesh ka qenë pjesë e netëve karaoke në disa lokale të Tiranës. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.