Pol Babi seriozisht aktor në SHBA, tani në rolin e kaubojsit

Ish-lojtari i “Big Brother”, Pol Babi prej disa muajsh është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për djalin simpatik nga Tirana, Amerika është toka që po i bën realitet një ëndërr të madhe, atë të afirmimit si aktor. Shumë mund të mos e kenë besuar por faktet flasin vetë. Në Instagramin e tij, Pol ka postuar foto i veshur si kaubojs, që është dhe roli i tij më i fundit. “Westworld new season”, shkruan ai duke treguar se sapo ka filluar punën për vitin 2018.