Pol Babi na njeh me prindërit, të gjithë habiten me pamjen e nënës
Ish-lojtari i “Big Brother”, Pol Babi së fundi është vendosur në Los Angeles, ku i ka hyrë karrierës si aktor kinemaje. Këto ditë ai është kthyer në Shqipëri, ku përveç Tiranës ka udhëtuar drejt Himarës me prindërit. Ai ka ndarë me miqtë në Instagram një foto të tyre, ku thotë se atyre nuk u nevojiten filtrat, pasi nënkutohet se janë vetë të bukur. E natyrisht që në një mendje janë dhe komentuesit me komplimentet e tyre poshtë fotos ku nëna e tij duket si një vajzë rebele, që sapo ka mbushur 20 vjeçe. Poli është shumë e lidhur me mamin shumë simpatike bionde, e cila u bë e njohur për publikun gjatë kohës kur ai hyri në shtëpinë e “Big Brother”. /Story.al/