Poema është drejt rrugës për t’u bërë fansja më e madhe e babit

Sara mbrëmjen e sotme e vuri Poemën para televizorit, vendosi një këngë të Ledrit dhe regjistroi veprimet e së bijës kur në TV shfaqet babi. Reagimi i së voglës është shumë i ëmbël, pasi e humb fare duke u munduar të kuptojë dhe shikon me vëmendje televizorin. Ndërsa Sara ka gjetur shpjegimet më interesante duke u frymëzuar nga reagimi i Poemës.

Epo të jesh vajzë e prindërve të njohur nuk është aq e lehtë, megjithëse është ende herët që Poema t’i kuptojë këto gjëra. Për momentin vetëm do mësojë të kërcejë e të belbëzojë këngët e babit./revistawho.com