Po vjen vjeshta dhe bashkë me të trendet e modës që do i shohim kudo!

Jemi pranë sezonit të vjeshtës dhe tashmë stilistët kanë prezantuar krijimet e tyre në pasarelat e modës, për stinën që do na bëjë të vishemi më trashë. Duket se këtë vjeshtë do të kemi një rikthim të modës së viteve ’90. Një vështrim i thjeshtë nga Bottega Veneta na tregon se do të jetë në modë stili xhins me çizme dhe një bluzë e bardhë e thjeshtë. Për ata që preferojnë një pamje pak më moderne, veshja tërësisht e zezë, prej lëkure do jetë gjithashtu në modë.

Palltot, xhupat gjigant do t’i shohim gjithashtu kudo.

Për të vazhduar me një stil shkollor që u rikthye në pasarela nga Miu Miu, Chanel, Dior e Kenzo.

Korsetë po ashtu do të jenë një rikthim në fushën e modës e kjo për shkak të Burberry-t e Fendy-t.

Nuk mund të mungonte ngjyra kafe në vjeshtë dhe ja ku e kemi. Nga koka tek këmbët veshur me ngjyrë kafe do jetë në modë.