“Po të ishte bari më i gjatë në Shqipëri…”, legjenda e Anglisë godet me batutën në “Twitter”

Legjenda angleze, Geri Lineker, shquhet për postimet e tij pikante në rrjetet sociale.

Gjatë zhvillimit të sfidës Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Lineker bëri një status në faqen e tij në “Twitter”, ku “thumboi”, yllin e Mançester Sitit”, Rahem Stërling, i cili bie në sy për shtatin e tij të shkurtër.

“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Stërling”, shkroi Lineker. Ky postim i anglezit mori shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij.

PANORAMASPORT.AL