“Po të bëj be, pasha këtë evlad që ka në bark”/ Nuk paguan pushimet në Maldive, thellohet skandali i Fjolla Morinës. Publikohet përgjimi i Fisnik Sylës ku…

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i shumëpërfolur në Kosovë i këngëtares Fjolla Morina, e cila së bashku me partnerin e saj Fisnik Syla akuzohen se kanë detyrime financiare të papaguara ndaj një agjencie turistike.

Çifti i showbizit, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Maldive vitin e kaluar, akuzohen se nuk kanë kryer pagesën 23 mijë euro për këtë udhëtim.

Fillimisht agjencia turistike bëri denoncimin në një emision televiziv në Kosovë, duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares dhe më pas edhe me vet Fjollën.

Ndërkohë, së fundmi është publikuar një tjetër përgjim rreth, ku janë shfaqet biseda e Fisnikut me pronarin e agjencisë në lidhje me borxhin.

Në fjalën e tij, biznesmeni zotohet në emër të një fëmijë që ka në bark Fjolla se do ti shlyej detyrimet e papaguara, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e publikuar nga mediat se këngëtarja vitin e shkuar ishte shtatzënë.

“Nuk hupi o vlla për 1300 euro, në allah po të bëj be. Pasha këtë evlad që ka Fjolla në bark,. Nuk jam klloshar unë me të ik për pare, jo 30 mijë po 300 mijë të jenë” dëgjohet të thotë Fisnik Syla.

Ndoshta shtatzënia është ndërprerë nga këngëtarja për arsye të cilat nuk dihen ende.