Po sikur në vend të Kate Middleton të ishte princeshë Britney Spears?
Nuk e di nëse e mbani mend, por Britney Spears, nga princesha e pop-it, fare thjesht mund të ishte edhe princesha e Britanisë së Madhe.
Dikur, këngëtarja rrëfeu për kopertinën e “NW” se një natë, princi William e ftoi për darkë, ndërkohë që Spears ishte në një tur në Britani. Këngëtarja tha se komunikonte me princin përmes e-mail, ku ai dhe e ftoi për një date, i cili fatkeqësisht nuk ndodhi kurrë, sepse William thjesht nuk erdhi në takim.
“Dashuria e tyre kibernetike” nuk funksionoi dhe sipas thashethemeve, pallati mbretëror nuk do ta pranonte Britney-n në familjen mbretërore dhe sipas kopertinës së revistës, “pallati mbretëror kishte frikë prej saj”.
Këtë e tregoi qartë edhe mohimi i lidhjes Britney-William nga pallati Buckingham, ku zëdhënësit mbretërorë e mohuan një lidhje të mundshme mes të rinjve, kohë përpara se ylli i pop-it të jepte interevistën.
Edhe Christopher Andersen, shkrimtari mbretëror, e ka pranuar romancën e Britney dhe William. “(William dhe Spears) u munduan të ishin bashkë kur ishin të rinj. Ka pasur shumë telefonata në telefon, por s’e mbaj mend pse nuk ia dolën të ishin bashkë”, u shpreh ai.
Nuk e dimë pse nuk ndodhi, por mund ta imagjinojmë sa interesante do të ishte që Britney të kishte titullin “princesha e Wales”!
Anabelmagazine