“Po si moj të më thuash ku**ë ti…”- Sindi Loci ofendon për herë të dytë konkurrenten në “Përputhen”. Plas sherri mes vajzave
Melisa Lleshi dhe Sindi Loci kanë treguar edhe më parë se nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën, pasi çdo diskutim që bëjnë kalon në ofendime.
Diçka e tillë ndodhi sërish në puntatën e djeshme, kur u transmetua takimi mes 23-vjeçares dhe Fatjon Kuqarit.
Kur shumica prej konkurrentëve shprehën opinione pozitive për takimin e dyshes, 22-vjeçarja nuk u kursye dhe hodhi sërish thumba.
“Unë uroj që Melisa të gjejë njeriun e duhur dhe ta kalojë atë altar vetëm një herë në jetë, megjithatë dyshoj, por gjithsesi…i uroj të ketë dasmën më të bukur”,- tha Sindi.
Këto fjalë bënë që Melisa të reagojë ashpër.
Pjesë nga debati:
Melisa Lleshi: Turp të të vijë që dhe altarin e përdor për ofendim, por s’ke faj se je e vogël, je e papjekur… Shyqyr ke shkuar në Bukuresht e ke mësuar me i ra violinës se për gjë tjetër s’je.
Sindi Loci: Mos kalo në ofendime. Ky është mendimi im që kam për ty.
Melisa Lleshi: Ky nuk është mendim, është ofendim. Ti s’ke logjikë për t’i ndarë gjërat.
Sindi Loci: Nëse ti mendon se nuk kam logjikë, atëherë edhe ky është ofendim për mua, ama unë s’e marr si puna jote. Mos i merr kaq…
Melisa Lleshi: Po si moj të më thuash ku**ë ti mua dhe unë të mos e marr si ofendim? A je në terezi çfarë thua?
Sindi Loci: Kush po të thotë që je e tillë moj?
Melisa Lleshi: Po e ke bo pra më përpara. A je në terezi? Seriozisht e ke?”
Sindi Loci: Kujdes me tonet e zërit.
Melisa Lleshi: Përndryshe çfarë?