Po shkëlqen në Spanjë, Mallorca synon të blejë Muriqin
Vedat Muriqi ka pasur një impakt pozitiv te Mallorca në La Liga, me të cilët u bashkua në merkaton e janarit nga Lazio në huazim.
Sulmuesi i Kosovës i ka nisur titullar 8 ndeshje me skuadrën spanjolle, ku ka shënuar 2 gola si dhe ka dhënë një asist.
Mallorca ka të drejtën e blerjes për 13 milionë euro në verë dhe në Spanjë shkruajnë se drejtuesit po mendojnë ta blejnë përfundimisht sulmuesin.
Megjithatë gjithçka varet nga ecuria e skuadrës, pasi në rast se nuk arrijnë të sigurojnë mbijetesën, atëherë blerja e Muriqit do të ishte e pamundur.