“Po pyes pacientët me koronavirus nëse duan të vdesin në shtëpi apo spital”- Me lot në sy mjekja britanike bën rrëfimin prekës: Nëse nuk e merrni seriozisht…

Një mjeke u bëri apel qytetarëve që të qëndrojnë brenda dhe të parandalojnë vdekjet e mëtejshme, që mund të shmangen.

Katie Sanderson, mjeke në spitalin Acute Medicine në Londër iu lut njerëzve që të mendojë përpara se të dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa po fliste për BBC Radio 4 mëngjesin e sotëm.

Mjekia 32-vjeçare tha se shpërtheu në lot teksa tregoi se ishte e detyruar të pyeste pacientët me koronavirus dhe të dashurit e tyre nëse donin të vdisnin në shtëpi apo në spital.

“Nëse nuk e merrni seriozisht, jo po dënoni me dikë të vdesë me një infermierë që nuk e njeh pranë sepse nuk i lejojmë vizitorët në spitale. Ose vdes në shtëpi. Ky është realiteti,”– tha mjekja, raporton Daily Mail.

Sanderson gjithashtu i kërkoi kompanive ose sipërmarrësve të furnizojnë me celularë falas pacientët në spital, të cilët janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi të flasin me familjet e tyre.